Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Marsildo Ndoja, 20 vjeç nga Tirana, i dyshuari kryesor për grabitjen e një kazinoje në Tiranë më 4 mars.
Ndoja u gjet pas hetimit dhe verifikimit të kamerave të sigurisë së kazinojë “Admiral” e cila u grabit natën e 4 marsit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 20-vjeçarit u gjetën rrobat e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes, thika e përdorur, një lap top HP, 4 celularë, një vlerë monetare prej 13 mijë lekësh të reja dhe disa bizhu për meshkuj. Sipas policisë, dyshohet që i riu të ketë grabitur 1.5 milionë lekë në kazino.
Materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/