Eshtë përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së premte një banesë në fshatin Mbrostar të rrethit të Fierit.
Flakët kanë shkrumbuar orenditë shtëpiake dhe gjithë pajisjet e tjera të ndodhura në ndërtesë, fatmirësisht pa shkaktuar dëmtime në njerëz.
Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve në banesat e tjera aty pranë.
Mësohet se ndërtesa u përket dy vëllezërve Kadri dhe Sokol Lipe, të cilët kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi flakët i kanë lënë në qiell të hapur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...