Nishani takon tre Presidentë në Baku

Nishani takon tre Presidentë në Baku

58
0
Shares

Në foto takimi mes Presidentit Nishani dhe Presidentit te Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, gjatë pjesëmarrjes në Forumin dy ditor Global të Baku-së, zhvilloi edhe takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Presidentin e Republikës së Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe biseda të shkurtra me homologë të tjerë pjesëmarrës në Forum.

Në takimin me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, u vlerësuan shumë të mira marrëdhëniet politike mes dy vendeve, si dhe dëshira dhe vullneti i përbashkët për t’i intensifikuar ato në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe pala azere në përgjithësi i kanë dhënë projektit të gazsjellësit TAP në kuadrin e Korridorit të Jugut, si dhe shprehu besimin se implementimi i këtij projekti madhor do t’i hapë rrugën gazifikimit të Shqipërisë dhe do t’i forcojë më shumë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. “Implementimi i projektit TAP do të ketë një impakt shumë pozitiv edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Nga ana e tij, Presidenti Aliyev u shpreh i sigurt për implementimin në kohë të gazsjellësit TAP dhe shumë optimist për të ardhmen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidenti Aliyev, bazuar në eksperiencën e vendit të tij, shprehu gjithashtu mbështetjen dhe interesin e Azerbajxhanit për procesin e gazifikimit të Shqipërisë. Gjithashtu, ai shprehu vullnetin e palës azere për planifikimin dhe ngritjen hap pas hapi të marrëdhënieve mes dy vendeve në nivele të tjera më të larta partneriteti, ashtu si edhe me disa vende të tjera fqinje me Shqipërinë dhe anëtare të Bashkimit Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm të biznesit mes dy vendeve, përmes dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes tyre, si dhe organizimin e një Forumi të Përbashkët Ekonomik për hartimin e një platforme konkrete për bashkëpunimin që mund të realizohet shumë shpejt në kuadrin e vizitës së planifikuar në Shqipëri të Presidentit të Azerbajxhanit.

Në Takimin me Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, u bisedua për mundësinë e nxitjes së bashkëpunimit dypalësh, si dhe bashkëpunimin në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Presidenti Nishani e siguroi homologun gjeorgjian për interesin e Shqipërisë për t’i zhvilluar marrëdhëniet me Gjeorgjinë, si dhe e njohu atë me kontributin e Shqipërisë në kuadrin e bashkëpunimit rajonal si dhe në kuadrin e çështjeve të sigurisë si vend anëtar në NATO.

Ndërsa me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Presidenti Nishani evidentoi solidaritetin e Shqipërisë me përpjekjet e Maqedonisë për përballimin e krizës së refugjatëve me të cilët ky vend po përballet, si dhe theksoi mbështetjen e mëtejshme të Shqipërisë për procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO. Presidenti Nishani theksoi gjithashtu, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë jo vetëm fqinjësore por edhe miqësore dhe se Shqipëria është e interesuar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë.

Në kuadrin e qëndrimit në Azerbajxhan, Presidenti Nishani u takua edhe me një grup të vogël shqiptarësh që jetojnë e punojnë në këtë vend, duke i siguruar për vëmendjen në rritje që shteti shqiptar u kushton nevojave dhe kërkesave të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

Ndërkaq edhe Zonja e Parë Odeta Nishani pati një takim me Zonjën e Parë të Azerbaixhanit Lady Mehriban Aliyeva sipas portalit aezer të lajmeve “trend neës agency”.
odeta nishani me azeren

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY