Ëndrra e vogëlushit nga Afganistani për ta takuar yllin e futbollit Lionel Messi duket se nuk do të bëhet realitet.
Murtaza Ahmadi, 5 vjeç, u bë hit në rrjetet sociale pasi fotografia e tij me fanellë qese të Messi-t u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale.
Pasi fotografitë e tij shpërthyen gjithandej, familja e vogëlushit besuan se FondacioniLeo Messi dhe Federata e Futbollit Afgan do ta dërgojnë atë në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.
Madje, planet ishin bërë që ai të takohej me heroin e tij. Por, MailOnline ka mësuar se ëndrra e tij për ta takuar Messin nuk do të bëhet realitet.
Një burim nga Fondacioni Leo Messi tha për MailOnline: “Takimi nuk do të bëhet. Ne marrim mijëra kërkesa nga fëmijë të ndryshëm nëpër botë dhe e vërteta është se nuk mund t’i mbulojmë të gjitha ato. Do të dëshironim por është e pamundur”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/