Këshilltari i Ministrisë së Financave, nën hetim nga FBI

Këshilltari i Ministrisë së Financave, nën hetim nga FBI

516
0
Shares

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Financave po ndiqet nga FBI me akuzën e mashtrimit kompjuterik. Knidi (Kssidi) Bashari,këshilltari i Ministrisë së Financave, është vënë nën lupën e Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, pasi rezulton i implikuar në një megamashtrim kompjuterik dhe mashtrime me transferta elektronike, shrkuan sot gazeta shqiptarja.com.

41-vjeçari Bashari,është gjurmuar prej janarit 2015 nga FBI dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilët kanë zbuluar 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, duke infektuar 475.532 adresa IP në 225 shtete,të cilësuara nga FBI si viktima, pasi i kanë sjellë dëme të shumta financiare dhe jo vetëm.

Mes viktimave është dhe vetë kompania prestigjoze “Microsoft”.Këshilltari i ministrisë së Financave, rezulton të ketë hyrë pa autorizuar në rrjetet kompjuterike, duke interceptuar kredencialet e llogarive të përdoruesve të shërbimeve të shumta në rrjet, duke bërë të mundur sulme të grupuara për mohimin e shërbimeve dhe duke krijuar një mekanizëm për infektime të mëtejshme.

Konkretisht sipas FBI një server komande dhe kontrolli për spiunimin e informacioneve dixhitale si passëord, email, etj, është identifikuar në Shqipëri, me të dhënat IP 31.171.155.119, në emër të Knidi Bashari dhe te kompania “Keminet”. Ky server përdoret për të ndërvepruar me makinat e infektuara, për të kontrolluar operacionit e botet dhe për të vazhduar me infektimin e viktimave të reja.
knidi letra

Knidi (Kssidi) Bashari shtatë muaj më parëka qënëpronar i kompanisë komjuterike “Keminet” me qendër tek “Tore Drini” në Tiranë, një kompani që administron edhe një numër faqesh online të kompanive apo mediave.

Për të hedhur dritë mbi këtë skandal të përmasave botërore,FBI në dhjetor të 2015 ka kërkuar ndihmën e palës Shqiptare,duke kërkuar prej kësaj të fundit që të sekuestrojë të gjitha të dhënat kompjuetrike,servererat kompjuterikë,kapje të memories ligjore të kompjuterit,imazhet e serverave filmike, çertifikatën e biznesit “Keminet” dhe pyetjen e shtetasit Knidi Bashari.

Kërkesa e amerikanëve ka marrë dritën jeshile në Gjykatën e Tiranë në 2 mars të 2016,ku tashmë një prokuror i Tiranës së bashku me oficerë të sektorit të kundër krimeve kompjuterike, do sekuestrojnë një sërë të dhënat në kompaninë kompjuterike “Keminet” që deri në gusht të 2015 Knidi Bashari ka qënë pronar. Gjithashtu FBI ka kërkuar që serveri qëndror të mos vihet përsëri online, shkruan shqiptarja.com.
knidi vendimi

Nga të dhënat që ka grumbulluar gazeta “Shqiptarja.com” mësohet se të gjitha provat e marra nga prokurorët shqiptarë, do u jepen atasheut ligjor të FBI-së Paul Vitchock ose të emëruarit pre tij Adam Pranter, që tashmë ndodhet në Shqipëri.

Deri më 11 tetor 2015, janë identifikuar adresa IP viktimash në mbi 225 vende, duke arritur në përfundimin se janë infektuar me “Dorkbot” malëare 475.532 adresa IP. Çdo infektim individual përfaqëson një viktimë, me humbje potenciale të Informacionit të Identifikueshëm Personalisht (PII), pronës intelektuale, si dhe humbje financiare, direkte dhe indirekte, nga infektimet, si mashtrimi nëpërmjet kredencialeve të vjedhura, ose dëmtimi që rezulton nga përhapja ose ndarja e informacionit të mbrojtur.

Për më tepër edhe vetë kompania prestigjoze “Microsoft” është viktimë në secilin rast,për shkak të rrëmbimit dhe pengimit të kushteve operacionale normale dhe parametrave të sistemeve të veta të operimit. Aktivitetet e mësipërme kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin, nëpërmjet kompjuterëve të infektuar me “Dorkbot”. Sipas FBI një pjesa e këto të dhëna janë vjedhur nga servera të kontrollura në Tiranë nga Knidi Bashari.



 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY