Italiani mashtroi hotelet në Shqipëri, 10 mijë euro borxh

Italiani mashtroi hotelet në Shqipëri, 10 mijë euro borxh

79
0
Shares

Një qytetar nga Alesandria do të vuajë 4 vjet në një burg në Shqipëri pasi u largua pa paguar faturat e hoteleve ku qëndroi në Tiranë nëse do të ekstradohet nga Italia.

45-vjecari ka lënë në Shqipëri një borxh prej 10 mijë eurosh ndërsa pronarët e hoteleve e kanë denoncuar për mashtrim.

Bëhet e ditur se italiani mashtrues është arrestuar nga policia e vendit fqinj dhe aktualisht është në arrest shtëpie.

Gjykata e Apelit në Torino ka kundërshtuar ekstradimin duke thënë se sipas kodit shqiptar nëse një i dënuar nuk informohet për gjykimin e dhënë ndaj tij mund të kërkojë që të rishihet çështja.

Pritet që drejtësia italiane ta dënojë me gjobë qytetarin nga Aleksandria ndërkohë që drejtësia shqiptare eka dënuar me 4 vite burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY