Peqin, policia parandalon një ngjarje kriminale, djali kanos babain me automatik

Peqin, policia parandalon një ngjarje kriminale, djali kanos babain me automatik

173
0
Shares

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandalon një ngjarje kriminale në Peqin. Ku është arrestuar në flagrancë shtetasi i cili kanosi me armë zjarri në banesë babain e tij .

Ngjarja

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ardian Hudhri, 20 vjeç, banues në fshatin Çopanaj.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë kanosur në banesë, me armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, babain e tij, shtetasin L.H, 45 vjeç. Gjithashtu u seksuestrua një armë zjarri (automatik) model 56, kalibër 7.62 mm.

peqin 2

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278/3 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY