Llalla ndërmer ndryshime për stafet drejtuese në disa nivele të Prokurorisë Shqiptare

Llalla ndërmer ndryshime për stafet drejtuese në disa nivele të Prokurorisë Shqiptare

59
0
Shares

Prokurori i Pergjithshem po shqyrton mundesite per te rifreskuar stafin drejtues ne disa nivele te Prokurorise Shqiptare. Keto ndryshime diktohen kryesisht nga nevoja per te permiresuar rezultatet ne ndjekjen penale, si edhe per shkak se prokurore te ndryshem kane vite ne pozicione te caktuara ne nivel drejtuesish, zv.drejtuesish prokurorie, si ne Prokurori Rrethi, ashtu edhe ne Prokurori Apeli. Gjithashtu, riformatim pritet te kete edhe ne Prokurorine e Pergjithshme.

 Riorganizimi do te realizohet ne disa faza, ku fillimisht po shqyrtohen mundesite ne ato njesi te Prokurorise, ne te cilat vleresohet se ka nevoje per nderhyrje ne nje kohe sa me te shpejte. Prokuroria e Pergjithshme, pas analizave vjetore te zhvilluara ne fillim te vitit 2016, ka krijuar nje pamje te qarte mbi problematikat e aktivitetit. Ne perfundim, eshte vleresuar si domosdoshmeri rifreskimi i nje pjese te struktures se Prokurorise, proces i cili pritet te realizohet periodikisht ne ditet dhe javet e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY