Është zbardhur dëshmia e mësuesit që rrahu nxënësit e tij para pak ditësh në Ostren të Dibrës.
Agim Muca ka deklaruar se nuk i ka rrahur nxënësit e tij edhe pse fillimisht ata e kanë përqeshur mësuesin.
Sipas tij skandali është i pavërtetë dhe se është një kurth i ngritur nga banorë të fshatit.
“Unë nuk i kam rrahur kurrë nxënësit e mi. I kam dashur dhe vlerësuar si fëmijët e mi”, ka rrëfyer Agim Muça, banor në fshatin Ostren të Bulqizës.
Ndërsa nxënëset pretendojnë se janë rrahur disa herë nga mësuesi i tyre.
“Mësues Agimi na ka rrahur disa herë. Sa vinte mesdita, ai shkonte te lokali në qendër të fshatit dhe kur kthehej, ishte plotësisht i dehur. Na kërcënonte, na rrihte dhe na shante. Pasi na përplaste kokën në bankë a mur apo na godiste me dru a shuplaka, na detyronte të mos u tregonim prindërve, vëllezërve apo motrave. Nuk është e vërtetë se ne e kemi fyer apo përqeshur mësuesin. Kur e kuptuam se nuk kishim rrugë tjetër për të shpëtuar nga dhuna e mësuesit, u detyruam t’u themi prindërve”, kanë rrëfyer nxënësit në polici.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/