Veliaj trembet nga reagimi i qytetarëve, paguan vetë gjobën e gruas që...

Veliaj trembet nga reagimi i qytetarëve, paguan vetë gjobën e gruas që shiste qepë të njoma

74
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është turpëruar nga gjobën që i vuri gruas së moshuar për shitjen e qepëve dhe në përpjekje për të neutralizuar sadopak zemërimin e mijëra qytetarëve që navigojnë në rrjetet sociale ka vendosur të paguajë vet gjobën.

Gjoba prej 5 mijë lekësh e cila është dyfishi i fitimit të gruas që shet gjithsej 4 kile mall është paguar nga kryetari i bashkisë Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka sqaruar gjobën që i vuri shitëses së qepëve të njoma në një hyrje tuneli në qytetin e Tiranës.

“Lidhur me rastin e gruas së moshuar, e cila u gjobit sot nga Policia Bashkiake për tregtim të produkteve ushqimore në trotuar, duke bllokuar hyrjen e shkallëve të një pallati, Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë opinionin publik se rasti në fjalë ishte denoncuar nga vetë banorët e pallatit, të cilët kërkonin lirimin e hapësirës nga shitësit që tregtonin prej kohësh produktet e tyre ushqimore aty, edhe pse vetëm pak metra më tutje ndodhet tregu i Njësisë Administrative nr.10, i cili aktualisht është bosh. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh, që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Ndërkaq Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë.

Në fakt ka disa tregje por për fshatarët ambulantë nuk ka vende, dhe ndërkohë edhe kur gjejnë ndonjë vend ata përzihen nga tregtarët e vjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY