Al Xhazira: Shqipëria mund të jetë zgjidhja e krizës evropiane të refugjatëve

Al Xhazira: Shqipëria mund të jetë zgjidhja e krizës evropiane të refugjatëve

53
0
Shares

Në një kohë kur mbi 13 mijë refugjatë kanë mbetur të bllokuar në Idhomeni, pas mbylljes së kufijve nga Maqedonia dhe një sërë shtetesh ballkanike, rrjeti prestigjioz Al Xhazira i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, si një prej dy vendeve të mundshme, që pritet të kthehen si vend kalim për emigrantët.

Në një shkrim të gjate me titull “A është Shqipëria ndalesa e radhës për emigrantët”, Al Xhazira thekson se Shqipëria, e cila dikur ka qenë një vendburim i emigracionit tashmë mund të kthehet në një shtet i cili mund të jetë pjesë e zgjidhjes së kësaj krize botërore.

por pavarësisht qëndrimeve politike, gjatë një vëzhgimi që gazetarët e Al Xhazira kanë bërë në Shqipëri theksojnë se vendi nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të pritur mijëra refugjatët, të cilët aktualisht ndodhen në anën greke të kufirit. Edhe përfaqësuesit e zyrës së UNHCR-së në Tiranë theksojnë se “ish-godinat ushtarake në jug të vendit,nuk kanë kushtet e duhura për të strehuar refugjatë dhe reabilitimi i tyre i shpejtë, duket shumë i vështirë.

Në këtë shkrim, evidentohet dhe fakti se vetëm një vit më parë numri i azilkërkuesve nga Shqipëria për në Gjermani ishte më i larti pas Sirisë.

Megjithatë, në artikull evidentohet se me sirianët mund të përsëritet e njëjta histori si me shqiptarët e Kosovës, të cilët ndonëse erdhën në një kohë kur kapacitetet shtetërore per pritjen e tyre ishin minimale, shqiptaret i pritën, duke i strehuar edhe ata në shtëpitë e tyre.vizionplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY