PËRGJIMI/Projekti i qeverisë zgjeron prezencën e shërbimit sekret

PËRGJIMI/Projekti i qeverisë zgjeron prezencën e shërbimit sekret

60
0
Shares

Prokuroria, Policia e Shtetit dhe SHISH pritet të kenë akses direkt në bazën e të dhënave të kompanive që ofrojnë shërbime komunikimi, kompanitë e telefonisë apo internetit.

Ministria e Brendshme ka gati një projekt që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH.

Top Channel siguroi draftin që pritet të kalojë në qeveri së shpejti. Sipas hartuesve, qëllimi është për të evituar praktikën negative të deritanishme kur përgjigjia për të dhëna që lidheshin me çështje hetimore vonohej deri në 6 muaj.

Në jo pak raste kjo vonesë ka sjellë edhe dështimin e hetimit të ngjarjeve të ndryshme, për shkak të tejkalimit të afateve të hetimit.

Për 24 orë jepen të dhënat që lidhen me identifikimin e pajtimtarit, kur dihet numri apo adresa e kompjuterit në rrjet, apo siç njihet ndryshe IP-ja; identifikimin e pajisjeve apo adresave të IP-së për një pajtimtar të dhënë; identifikimin e vendndodhjes së një pajisjeje fundore.

Ky afat bëhet 5-ditor kur kërkesa përmban të dhëna më specifike. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj. Projektligji i ri parashikon se vonesa e pajustifikuar kur dëmton hetimin përbën vepër penale.

Ky projektligj shton dhe një nen tjetër i cili parashikon se, me qëllim ruajtjen e sigurisë publike dhe kombëtare, parandalimin e krimeve të rënda dhe akteve terroriste, sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike detyrohen të vënë në dispozicion menjëherë, në formë elektronike dhe nëpërmjet dhënies së aksesit të drejtpërdrejtë në skedarë apo pjesë të tyre, ose ngritjes së platformave elektronike të disa institucioneve.

Rritja e aksesit për shërbimet sekrete policore dhe ato të hetimit vë në diskutim lirinë e individëve dhe sekretin personal apo të biznesit.

Shqipëria ëhstë edne në fazën transitore të demokracisë dhe shpesh zyra të ndryshme të grumbullimit të informacionit kanë shitur të dhënat tek grupe kriminale, ndërsa në raste të tjera të dhënat janë përdorur për presione në këmbim të shpërblimeve të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY