Kosovë, skanera për zbulimin e bombave me gazin lotsjellës

Kosovë, skanera për zbulimin e bombave me gazin lotsjellës

74
0
Shares

Qeveria kosovare ka në plan të blejë skanera trupi të një teknologjie të lartë, të njejtë me ata që përdoren nëpër aeroportet ndërkombëtare, që përdoren për të zbuluar lëndët shpërthyese. Bëhte fjalë për aparatura që më në fund të mund të zbulojnë bombat me gaz lotsjellës që opozita ia dël ti futë në parlament.

Është përllogaritur që skanerat e rinj t’i kushtojnë buxhetit dhe taksapaguesve kosovarë minimalisht 300 mijë dollarë. Kostoja u shtohet shpenzimeve që janë bërë deri më tani për të instaluar sistemin e ri të aspirimit në sallën e kuvendit, me ventilatorë të fuqishëm, për të nxjerrë jashtë gazin lotsjellës, që hidhet prej disa muajsh nga opozita.

Skanera truporë aktualisht ka, në hyrje të hyrje të ndërtesës së parlamentit. Por kanë dështuar në zbulimin e bombolave me gaz lotsjellës që hyjnë në sallë. Reuters citon deputetët e opozitës në Kosovë, të jenë shprehur se bëhet fjalë për një mënyrë “top secret”, që ata përdorin për të futur gazin lotsjellës në sallë.

Në fakt opozita po përgaditet për një strategji të re të kundër qeverisë së koalicionit. Ka mundësi që të merret një vendim që ata të mos shkojnë në Parlament por të vijojnë me presionet e protestave në rrugë.

Prej verës së kaluar, deputetët opozitarë të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës hedhin gaz lotsjellës në sallë për të penguar zhvillimin e seancave parlamentare. Ata kërkojnë të pengojnë miratimin e marrëveshjes mes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit dhe atë me Serbinë për bashkësinë e komunave serbe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY