Bashkia miraton tarifat e biznesit, tregtaret zene deren e Velise

Bashkia miraton tarifat e biznesit, tregtaret zene deren e Velise

62
0
Shares

Disa dhjetra tregtarë të Tiranës kërkuan të hyjnë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës për të marrë pjesë në diskutimin e taksave lokale të cilat u miratuan sonte vetëm me votat e mazhorancës.

Tregtarët që vijojnë të kundërshtojnë taksat e reja të vendosura nga bashkia janë grumbuluar sërish dhe kanë kërkuar të hyjnë në mbledhjen e këshillit, por janë penguar nga punonjësit e sigurisë.

Përfaqësuesit e djathtë në Këshillin Bashkiak kanë kërkuar uljen e taksave për qytetarët dhe heqjen e një numri prej tyre që u vendosën në mbledhjen e 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
shitesja e preshit

Pretendimi i Bashkisë ka qënë se taksat u miratuan sipas marrëveshjes me biznesin.

Sipas Bashkisë është hequr taksa e tavolinës si dhe kanë ndryshuar zonimi për të lehtësuar taksat në zona të ndryshme.

Kreu u këshilltarëve të opozitës, Leonard Olli deklaroi se taksat e reja sjellin vrasjen e iniciativës së lirë, skllavërimin e tregtarëve nga qeveria. Ne propozuam rishikim të taksave dhe jo negociata të fshehta, tha ai.

Opozita ka kërkuar shfuqizimin e 15 tarifave të vendosura aforfe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY