Renditja që bën Blushi: Rilindja e para, LSI e dyta, PS e...

Renditja që bën Blushi: Rilindja e para, LSI e dyta, PS e treta

65
0
Shares

Ben Blushi ka sulmuar sonte ne Zonen e Lire, grupin e Edi Ramës me të cilët qeveris kryesisht të ardhur nga ekipet e bashkisë së Tiranës kur ai drejtonte bashkinë dhe të tjerë nga organizata të shoqërisë civile të financuara me vite nga fondacioni Soros.

“Rilindja është një grup miqsh të Edi Ramës që e ka pushtuar PS. Rilindja është faliment që besoj nuk do i ndodh më Shqipërisë. Rilindja ka vdekur si projekt politik. Rama nuk e përmend më. Ai ka flamur ka rënë, është thyer. Po e merr peng PS”, tha Blushi.

Në vijim ai tha arsyen se pse Rama nuk shkon në zgjedhje brenda partisë. “E di pse nuk shkon në zgjedhje. Por nuk do se nuk ka socialistë në punë. Rilindja është e para, LSI e dyta, PS e treta nëse janë.

PS po kthehet në biznes privat, ku një njeri Edi Rama thotë se ky është biznesi im ju jeni ata që kam punësuar unë dhe duhet të më shërbeni mua”, theksoi deputeti i PS.

Në lidhje me mbështetjenh e ulët të paktën publikisht për të, Blushi tha se ka tjetër perceptim. “Nuk kanë dalë kundër Majko, Fino Ruci, tha Blushi. Ata kanë bërë paqe me Rilindjen kanë thënë se nuk duan zgjedhje. “Gjigand apo shkurtabiq ju përshëndes me mall or miq”, thotë Lasgush Poradeci. Disa njerëz që kanë folur kundër meje shumë njerëz i ka bërë shkurtabiq në PS”, shpjegoi Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY