Ne foto makina fill pas shperthimit (abcnews)
Një makinë me drejtues Xhezair Lamaj 61 vjec shpërtheu sonte në mbrëmje, njoftuan burime të rezervuara të policisë. Dyshimet e para jane se shperthimi mund te jete shkaktuar nga tritoli.
Shpërthimi ndodhi në një rrugicë mes stadiumit Qemal Stafa dhe pasticeri Venecias.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23.25 afër mesnatës.
Drejtuesi i mjetit AA222JM është dërguar në spital. Nuk ka të dhëna rreth gjendjes shëndetësore të tij.
Zjarrfikëset ia kanë dalë të fikin flakët.
Zona është mjaft e frekuentuar në orët e mbrëmjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe drejtues të rëndësishëm të policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/