Arrestohen tre inspektorë të Tatimeve në Lezhë, për shpërdorim detyre

Arrestohen tre inspektorë të Tatimeve në Lezhë, për shpërdorim detyre

58
0
Shares

Policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar “Thunder”, ka arrestuar 3 prej Inspektorëve të Tatimeve dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër. Katër inspektorët e Tatimeve akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe një shtetase akuzohet për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

Burime zyrtare bënë me dije se Alma Hasanaj, Nikoll Kalaj si dhe Nikolin Radovani janë arrestuar në flagrancë, ndërsa është shpallur në kërkim Armando Gjokaj, 25 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.

NJOFTIMI I POLICISË

Procedohen penalisht 4 Inspektorë të Tatimeve për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe një shtetase për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”. Arrestohen 3 prej Inspektorëve të Tatimeve dhe shpallet tjetri në kërkim. Procedohet në gjendje të lirë shtetasja e dyshuar për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

Me datë 12.03.2016, në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë, nga Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomiko Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses Operacioni i Koduar “Thundër”. Në kuadër të këtij Operacioni u bë ndalimi si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim të shtetasve:

-Alma Hasanaj, 30 vjeçe, banuese në Kurbin, me detyrë Inspektore pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimore Shkodër.

-Nikoll Kalaj, 51 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë Inspektor Vlerësimi pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.

-Nikolin Radovani 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor Shkodër.

-Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

Armando Gjokaj 25 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.

Ndalimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u krye pasi nga ana e tyre me datë 10.03.2016, kanë ushtruar kontroll në subjektin e shtetases E.P. në lagjen “Besëlidhja qyteti Lezhë, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndër të tjera në zbatim të urdhërit ditor të punës kanë bërë inventarizimin e mallit të këtij subjekti, dhe s’kanë bërë konfiskim të plotë të mallrave pa dokumenta tatimore, duke shkelur Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Per procedurat tatimore në R.SH”.

Pas një pune operative u ngrit një grup për rikontrollin e subjektit dhe u konstatuan një sasi mallrash të ndryshme të pajustifikuara me dokumenta tatimore, mallra të cilat janë konfiskuar në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë. Po ashtu u procedua në gjendje të lirë si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i kodit penal shtetasja: E.P. 37 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila ushtron aktivitet privat “Tregtim artikujsh të ndryshëm”. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim dhe “Fshehje e të ardhurave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY