Horror, shqiptarja therr me thikë të dashurin e saj italian dhe më...

Horror, shqiptarja therr me thikë të dashurin e saj italian dhe më pas e djeg

80
0
Shares

Tipike për një film horror, e gjithë skema që ndodhi vrasja e italianit, ku protagoniste dyshohet të jetë shqiptarja Mihali. Duke u mbështetur tek mediat italiane, bëhet e ditur se në 9 mars të vitit 2015, çifti ishte duke udhëtuar me një automjet të cilin e kishin parkuar diku në zonë. Por pas 15 minutash, gruaja doli e vetme nga makina dhe u largua. Në këtë hark kohor, që ata ishin në makinë brenda, gruaja e ka goditur në fyt me një thikë kuzhine të dashurin italian. Po sipas këtyre burimeve, çifti kishte pasur shumë probleme në marrëdhënien e tyre, ndërsa dyshohet se i dashuri i kishte kërkuar që të ndaheshin, ndërsa ka hasur në kundërshti të shqiptares.

Sakaq, e gjithë skena makabre është filmuar nga kamerat e sigurisë, nga bizneset që ndodheshin në atë zonë. Pamjet filmike kanë parë shqiptaren teksa largohej nga makina, ndërsa trupi i viktimës digjej brenda saj. Shqiptarja, rezidente në Itali, ishte prej kohësh nën hetim nga policia, ndërsa i përgjoheshin dhe tabulatet telefonike. Si fillim, Mihali ka hedhur poshtë çdo akuzë ndaj saj, ndërsa më pas ka pohuar se kishte vrarë me thikën e kuzhinës të dashurin e saj, e më pas i kishte vënë flakën trupit. Tashmë ndaj saj rëndon akuza për vrasje dhe tentim të shkatërrimit të kufomës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY