Ka rënë sot në pranga shtetasi Stefano Giaciomelli, 59 vjeç, lindur në Bolognia të Italisë dhe banues në lagjen Nr. 13 në Durrës.
Kapja e tij u bë si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Posaçme Operacionale.
Policia thitë se me datë 12.03. 2016 në Lagjen Nr. 13 Durrës, u bë i mundur lokalizimi i ambienteve të banimit, kapja dhe ekzekutimi i urdhrit ndërkombëtar të arrestit për 59 vjeçarin, ndaj të cilit
Gjykata e Torinos me Vendimet nr. 19668/1013 RGNR dhe nr. 20191/14 R.G.GIP, datë 27. 11. 2014, e ka lëshuar urdhrin e arrestit për “Krime Financiare” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 267/1943 seksioni 216/1/2/3 etj, për të cilat parashikohet dënimi deri në10 vjet burg.
Urdhri i arrestit është transmetuar nëpërmjet Interpol Tirana ditën e djeshme me date11. 03. 2016.
Strukturat e Drejtorisë Për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ishin angazhuar dy javë me parë dhe po bashkëpunonin për hetimin e rastit, identifikimin, lokalizimin, gjetjen e vendndodhjes së personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, dhe Interpol Tirana, bazuar në kërkesat paraprake të autoriteteve policore italiane.
Ekzekutimi i vendimit të arrestit për qëllime ekstradimi, u bë në bashkëpunim me strukturat vendore për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bazë të kompetencave vendore.
Sipas policisë së Durrësit, strukturat e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, po investigojnë aktivitetet e tij të dyshimta kriminale në fushën Ekonomike e Financiare dhe lidhjet e tij edhe në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/