Durrës, arrestohet Gogoli hajdut, i sapo dalë nga burgu për vjedhje

Durrës, arrestohet Gogoli hajdut, i sapo dalë nga burgu për vjedhje

59
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin  e Policisë Durrës, në kuadër të zbardhjes dhe dokumentimit të vjedhjeve të ndodhura gjatë kësaj periudhe në Institucionet dhe Zyrat e Administratës Shtetërore, në qytetin e Durrësit, në sajë të një punë intensive, kanë finalizuar sot operacionin e koduar”Zyrtari”, ku kanë bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit Eduart Gogoli, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë sepse Gogoli, në periudha të ndryshme, duke filluar nga data 24. 01. 2016, në mënyrë kronologjike, ka kryer vjedhje në Institucione dhe Zyra të Administratës Shtetërore
I arrestuari është liruar nga I.E.V.P. më datë 21. 01. 2016, pasi vuante dënimin prej 5 vitesh për të njëjtën vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”e kryer më shumë se një herë, parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Vjedhjet e dokumentuara
1. Vjedhje e 1 laptopi të Kapitanerisë, Porti Durrës.
2. Vjedhje e 3 monitorëve të Drejtorisë së Autoritetit Portual Durrës.
3. Vjedhje e 1 Video Projektor dhe 1 Expres kafeje në shkollën 9-vjeçare e “Bedrie Bebeziqi”, Durrës.
4. Vjedhjen e shumës prej 5 000  lekë në Xhaminë, Durrës.
5. Vjedhje e 2 Laptopëve në Poliklinikën Qendrore, Durrës.
6. Vjedhje e 2 monitorëve në Spitalin Rajonal Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY