MASAT/ Mbi 300 policë për të garantuar “Ditën e Verës” në Elbasan

MASAT/ Mbi 300 policë për të garantuar “Ditën e Verës” në Elbasan

65
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit, ka njoftuar masat e marra prej saj me rastin e “Ditës së Verës”
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, polica e Elbasanit bënë të ditur se gjatë festimit të “Ditës së Verës” në qytetin e Elbasanit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë të gjitha masat, për organizmin e shërbimeve të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Peqin me rastin e Ditës së Verës.
Si pjesë e këtyre masave, të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan, më datë 13. 03. 2016 do të kalojnë në shërbim  të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
Ndërkohë, për të  përballuar me sukses festimin sa më normal të  Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Elbasan, do te vihen ne dispozicion dhe forca nga Policia e Tiranës.
Po ashtu do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë  zhvillimit të  aktiviteteve.
Gjithashtu, nga policia rrugore do të kontrollohen të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur  qarkullimin  normal të  mjeteve  gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
Në këtë plan masash do të angazhohen 306  forca policie nga Elbasani  dhe  Tirana.
Në kuadër të masave të  marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e “Ditës së Verës”,  
Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që  drejtojnë automjetin në gjendje të dehur, që  tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nuk do të lejojnë lëvizjen apo parkimin e mjeteve në këto akse rrugore
1. Në orën 08:00 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja e nga Stadiumi deri te 1 Maji 
2. Nga Stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.
3. Nga Kryqëzimi i Luleve deri në Unazën Jugore nuk do të lejohen parkimet e mjeteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY