Disa pozicione seksuale të duhura

Disa pozicione seksuale të duhura

374
0
Shares

Ndodh shpesh që femrat evitojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale pasi kanë dhimbje shpine apo mesi.

Por tani nuk është më nevoja!

Një studim i Universitetit të Waterloo në Canada ka gjetur se cilat janë pozicionet e duhura për të kryer marrëdhënie në varësi të problemeve që keni me shpinën, mesin apo pjesë të tjera të trupit.

Ata kanë kryer një studim se si lëviz shtylla kurrizore gjatë aktit seksual për të kuptuar se cili duhet të jetë pozicioni i duhur për të evituar dhimbjet gjatë një marrëdhënie.

Për femrat që kanë dhimbje në fundin e shpinës, studiuesit sugjerojnë pozicionin e misionarit për të mos shkaktuar dhimbje të mëtejshme.

Për ata që nuk e njohin si term, është pozicioni klasik, mashkulli sipër femrës.

Për personat që kanë dhimbje kur përkulen apo qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë në punë, pozicioni i këshilluar është “doggy stile”, apo stil qeni, një pozicion ky jo pak i njohur për këdo. Stili më i dëmshëm për personat që kanë probleme me dhimbjet e shpinës është pozicioni i njohur me termin “spooning”, kur mashkulli është i shtrirë pas femrës në pozicion të prirët.

Për të përpiluar listën e pozicioneve të rekomanduara për të shmangur dhimbjet e ndryshme që vijnë si pasojë e shtyllës kurrizore, ekipi mjekësor vëzhgoi aktivitetin seksual të 10 çifteve të rinj, të cilët kishin probleme të ndryshme fizike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY