Laurent Fuçia, gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, ka folur për vendimmarrjen e të cilit është shqetësuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
I kontaktuar nga ABC News, gjyqtari Fuçia nuk pranoi të japë hollësi në lidhje me vendimmarrjen e datës 27 shkurt, kur ka vendosur lirimin e shtetasit Vasil Papa nga burgu edhe pse akuzohej për “armëmbajtje pa leje”. Ai tha se për rastin në fjalë, është shprehur me vendim të arsyetuar dhe me baza ligjore e nuk mund të bënte ndonjë koment tjetër. Sa i përket inspektimit të kërkuar nga ministri Tahiri dhe miratuar nga ministri e drejtësisë Ylli Manjani, gjyqtari Fuçia, shprehu gatishmërinë që të bashkëpunoj me inspektorët. Ndërsa në lidhje me veprimet e tija për ankimin e ministrit, gjyqtari i Vlorës, tha se do të ndjek gjithmonë rrugën institucionale dhe ligjore përball çdo akuze.
Për ankimin e ministrit të brendshëm ka reaguar edhe kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca, i cili e ka cilësuar veprimin e ministrit Tahiri të nxituar. Kryetari gjykatës Haluca, i ka dalë në mbrojtje gjyqtari Fuçia duke e vlerësuar si nga gjyqtarët më të mirë të Gjykatës së Vlorës. Ndërkohë nga shoqatat e gjyqtarëve, ende nuk kemi një reagim mbi ankimin e ministrit Saimir Tahiri. Ky i fundit më datë 11 mars, i është drejtuar Presidentit Bujar Nishani dhe ministrit të drejtësisë Ylli Manjani me një letër, ku ankohej për vendimin e datës 27 shkurt të gjyqtarit të Vlorës Laurent Fuçia, i cili kishte vendosur lirimin nga burgu të shtetasit Vasil Papa edhe pse akuzohej për armëmbajtje pa leje. Ndërsa për dy personat e tjerë, mësohet se prokuroria nuk ka kërkuar fare masë sigurie, për të cilët gjyqtari ka vendosur lirimin. Sipas ministrit Tahiri, ky vendim jo korrekt, dyshohet se është dhënë në shpërdorim të detyrës duke favorizuar personat nën hetim. Ministri në letrën drejtuar krerëve të institucionit të drejtësisë, thotë se vendimi është tepër shqetësuese dhe e sheh si një rrezik për dekuraimin e punës policisë.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Gjykata nën presion nga kriminelët dhe Policia
/web/Gjykata_nen_presion_nga_kriminelet_dhe_Policia_15536_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/