VIDEO/ Durrës, ja ku ndodhi vrasja, identifikohen protagonistët, zbardhen rrethanat

VIDEO/ Durrës, ja ku ndodhi vrasja, identifikohen protagonistët, zbardhen rrethanat

87
0
Shares

Iframe
IframePas krimit të ndodhur sonte në Durrës, mësohet se policia identifikoi dhe ndaloi tre autorët e dyshuar.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se është identifikuar edhe viktima i cili është Agim Arapi rreth 60 vjel.
Ndërsa autorët e dyshuar, tashmë të arrestuar, janë vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi, si dhe Jurgen Kurti, dhëndri i Kujtimit.
Për sa i përket rrethanave, mësohet se midis të dyshuarve dhe viktimave ka pasur konflikt verbal dhe fizik, me mjete të forta e të ftohta, në picerinë e ngritur kohët e fundit dhe që administrohej nga viktima. Dyshohet se motivi i këtij konflikti ka pasur në qendër, një mosmarrëveshje për qiranë e ambientit.
Në përplasje e sipër fizike, të dyshuarit kanë qëlluar për vdekje me thikë 60-vjeçarin.
Pamjet filmike të aktiviteteve aty pranë, janë sekuestruar nga ana e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 11. 04. 2017, ora 19:55 në lagjen Nr. 1 Durrës, Bulevardi “Epidam”, në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë, i dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti. Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti (është dhëndri i Kostandin Ekonomi). Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta. Vijon puna për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY