Arrestimi i administratorit, reagon “Omega Pharma”: Fajin e ka doganieri

Arrestimi i administratorit, reagon “Omega Pharma”: Fajin e ka doganieri

63
0
Shares

Kompania farmaceutike “Omega Pharma” ka reaguar sot në lidhje me arrestimin e administratorit të saj, Fatos Çausholli.
Sipas kompanisë faji është i doganierit Mirlind Berberi, dhe jo i administratorit të saj. Sipas kompanisë, doganieri ka harruar të dërgojë faturat që ka paguar kompania.

Reagimi i plotë i “Omega Pharma”

Subjekti: Ne lidhje me ndalimin e Administratorit te Omegafarmes sqarojme se:

1- Vlera e detyrimit doganor prej 6.100.400 leke (te reja) per cdoganimin e mallit qe korrespondon ne vleren totale te fatures prej 241.261 Dollar eshte paguar totalisht per te gjithe mallin e ngarkuar ne 2 kamione.
2- Nje nga 3 faturat me vlere 554 dollar , afersisht 77.000 leke si produkte promocionale , pavaresisht se dogana u pagua si vlere , u harrua nga agjenti doganor , qe eshte pergjegjes , te futet ne dogane. Kjo eshte nje pergjegjesi e Agjentit Doganor.
3- Omegafarma nuk i harton dhe nuk i dergon faturat ne Dogane. Ato shkojne direkt nga kompania derguese me anen e transportuesve te vet te huaj. Pra roli i Administratorit te Omegafarmes dhe cdo punonjesi tjeter te stafit tone eshte joaktiv ne kete kontekst. Omegafarma ben vetem pagesen totale te detyrimit doganor te cilin e nxjerr dhe e deklaron Agjenti Doganor, ne te cilen ka qene e perfshire edhe fatura me vleren 554 dollarë.

Ritheksojme se: Pergjegjesia e dokumentacionit eshte e Agjentit Doganor , jo nga ana e Omegafarmes. Kompania Omegafarma nuk e ka shmangur detyrimi doganor. Te dy kamionet qe transportonin mallin ishin te deklaruar dhe te paguar ne dogane.
Ne menyre te padrejte eshte ndaluar Administratori i Omegafarmes per nje detyrim te paguar nga ana e Kompanise dhe te deklaruar ne Dogane. Gjithashtu jane te paverteta edhe informacionet e raportuara ne shtyp per kontrabande . Omegafarma ka qene gjithmone korrekte ne detyrimet tatimore dhe doganore ndaj shtetit , duke qene nje nga tatimpaguestit e medhenj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY