Tiranë, Urgjenca e Pediatrisë vetëm me 2 mjekë, pacientët presin 2 orë...

Tiranë, Urgjenca e Pediatrisë vetëm me 2 mjekë, pacientët presin 2 orë në radhë

316
0
Shares

Radhët e pritjes te Urgjenca e Pediatrisë

Radhët për të marrë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Pediatrisë kanë arritur deri në hyrjen kryesore të këtij shërbimi në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.
Muaji Mars ka shtuar numrin e virozave në qarkullim. Për të marrë shërbim në urgjencën pediatrike, në fundjavë, një fëmije i duhet të pres deri në 2 orë.
Fluksi prej më shumë se 250 vizitash në 24 orë përballohet nga 6 mjek, të ndarë nga dy për çdo turn. Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Spitalit janë në dijeni të situatës, por sqarojnë se ngarkesa vjen për shkak se të gjithë i drejtohen kësaj urgjencë, duke injoruar qendrat shendetësore. Disa prej prindërve të fëmijëve thonë se e kanë ndjekur këtë hap, por nuk ka funksionuar.
Zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, të pyetur nga Televizioni Klan thonë se numri i mjekëve në urgjencë është në bazë të kapacitete të shërbimi.
Sipas tyre shtimi i mjekëve nuk do të zgjidhte situatën dhe duhet që qytetarët të orientohen drejt qendrave shëndetësore.

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY