Qeveria, një milionë dollarë për ndërtesën e re për refugjatë

Qeveria, një milionë dollarë për ndërtesën e re për refugjatë

68
0
Shares

Në foto, projekti i ndërtesë së re

Qeveria shqiptare ka përcaktuar një fond afërsisht 1 milionë dollarë për një ndërtesë të re e cila do të strehojë azilkërkuesit që pritet të shtohen në vend përgjatë këtij viti.

Ndërtesa do ngrihet në zonën e Babrrusë në themelet e godinës së vjetër të azilantëve. Pritet këto ditë të shpallet tenderi dhe ndërtimi i saj do të bëhet në një kohë rekord.

Në foto, vendimi i qeverisë për ndërtesën
godine re azilkerkues 1 vendimi

Aktualisht në qendrën e Babrrusë akomodohen rreth 100 azilkërkues kryesisht muxhahedinë, por edhe ujgurë. Sipas procedurave fillimisht ata strehohen në qendrat e pritjes dhe pas verifikimeve si dhe pajisjes me leje të posaçme qëndrimi ata integrohen në shoqëri dhe mbajnë lidhje me një oficer kontakti.

Qeveria e Shqipërië është nën presionin për të liruar rrugën për refugjatët e bllokuar në Greqi. Mediat perëndimore kanë paralajmëruar se Shqipëria është shtegu i rradhës për mijëra refugjatë sirianë që po lënë vend për shkak të luftës.

Policia shqiptare ka shtuar monitorimin e vijës së gjelbër te kufirit me Greqinë. Pas Kapshticës dhe Pustecit, tashme jane shtuar patrullat edhe ne malin e Gramozit, zone e cila kontrollohet per gjate 24 orëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY