Reagimi i Jozef Doul kur mësoi kush vjen në listën e PS...

Reagimi i Jozef Doul kur mësoi kush vjen në listën e PS pas Armando Prengës

79
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE-së u takua dhe bisedoi me Presidentin e PPE Joseph DAUL, kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar BROK me komisiinerin per zgjerim Johannes Hahn, ministrin e Jashtëm Austriak Sebastian Kurz etj.

Gjatë bisedës së tij me Daul ai ka çuditur politikanin e lartë evropian kur i tha se Kryeministri i Shqipërisë ka një arsye të fortë pse nuk largon deputetin e dënuar Armando Prenga. “Ai që vejn më pas në listë është i dënuar me burg, gjithashtu”, ka shpjeguar Basha, hezitimin e Kryeministrit për të implementuar ligjin e dekriminalizimit.

Gjatë takimeve shefi i opozitës shqiptare, Lulzim Basha i ka njohur bashkëbiseduesit me situatën në Shqipëri, krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, korrupsionin galopant, refuzimin që mazhoranca i bën zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ecurinë e procesit të dekriminalizimit, Reformën në Drejtësi etj.

Shpirti i ligjit për dekriminalizimin po sfidohet akoma pa nisur punë, theksoi zoti Basha duke përmendur shfaqjet e kryeministrit në krah të personave me precedentë kriminal, që nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka, tek kryebashkiaku i Kavajës dhe Krujës, apo rasti flagrant i kthimit në Parlament të deputetit Armando Prenga i cili plagosi katër persona brenda në Komisariatin e Policisë.

Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama ne zgjedhjet e 2015-ës, të cilat u konsideruan si zgjedhje jo të lira dhe të ndershme. Reforma në Drejtësi ishte një tjetër çështje e diskutuar në takimet e zotit Basha. Lideri i opozitës ka shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bashkëpunuar në frymën e konsensusit politik, për të prodhuar një Reformë në Drejtësi, e cila lufton korrupsionin, pamundëson kapjen politike dhe vendosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shërbim të qeverisjes, qeverisë apo Kryeministrit. Rekomandimet e Venecias janë udhërrëfyesi më i mirë për Reformën në Drejtësi, theksoi zoti Basha.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY