SHBA, ndryshon ora, akrepet shkojnë një orë para

SHBA, ndryshon ora, akrepet shkojnë një orë para

91
0
Shares

Ndryshimi i orës në Shtetet e Bashkuara nisi që sot të dielën e dytë të Marsit (datën 13 Mars). Në orën 02:00 akrepat e orës u lëvizën duke treguar se ora ishte 03:00 ( 09:00 e mëngjesit sipas orës shqiptare).

Nga ky ndryshim ekspertët amerikan thonë se Shtetet e Bashkuara te Amerikës, do të kursejnë disa miliarda dollarë.

Ndryshimi i orës në SHBA-ës, filloi rreth vitit 1990, por jo në të gjitha shtetet. Ndërsa si ligj ndryshimi i orës u vendos nga viti 1997.

Sipas praktikave të viteve të fundit, në SHBA, me ardhjen e Pranverës, e diela e dytë e muajit Mars,(13) ora shkon 60 minuta para, ndërsa e diela e parë e muajit Nëntor (6), ora ka për të shkuar 60 minuta prapa.

Sot, ndryshimin e orës “Daylight Saving Time”, e aplikojnë mese 70 shtete, kryq e tërthor botës. Japonia, India dhe Kina, tre vendet me të industrializuara të botës, nuk e ndryshojnë asnjëherë të ashtuqujturën orën djellore.

Ndërkohë, që edhe Shqipëria është prej dekadash në këtë sistem matje me dy kohë në atë të orës dimërore dhe asaj verore, sipas sistemit të Europës i cila bën ndryshimin javën e fundit të muajit Mars.Beqir Sina

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY