Historia që vijon, është më kontradiktorja nga “bëmat” e Ali Pashë Tepelenës. I rrethuar gjithnjë prej femrash që stoliste e bënte me to ç’të donte, mori befas një vendim të tmerrshëm për t’i mbytur në liqen disa nga dashnoret e të birit, të cilat ligji i kohës “i ndëshkonte”. Ai vetë, po e po… bashkë me Lordin Bajron.
Prandaj, kjo është një nga ngjarjet që shumica e europianëve shënuan në mbresat e tyre në Pashallëkun e Ali Pashës, që ishte historia e Frosinës dhe djalit të Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, dhe ciceronit që shoqëroi grupin e shqiptarëve në varrin ku prehet trupi pa kokë i Ali Pashës, mësohet se Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, një greke e quajtur Frosinë, që ishte gruaja e një tregtari grek, ishte njëra nga shumë femrat që shkonte me Mukhtarin.
Duke pasur dëshirën e saj që ta vidhte Mukhtarin sa më shumë të mundte, Frosina iu lut atij, i cili e dashuronte si i çmendur, që t’i jepte unazën e floririt që mbante në dorë. I verbuar nga pasionet, ai kujtoi se Frosina ia kërkonte unazën në shenjë dashurie, por Frosina shkoi menjëherë te një argjendar për ta shitur mallin e marrë.
Argjendari që e pa unazën e kuptoi menjëherë vlerën e saj, shkoi në pallatin e Pashait për ta shitur mallin e çmuar te gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Sigurisht që kjo e fundit e njohu unazën e të shoqit, u bë si e marrë dhe e pyeti argjendarin se ku e kishte gjetur unazën.
Argjendari i tregoi se ia kishte dhënë grekja Frosinë. Pashoja, si grua e ndershme dhe me dinjitet, që tashmë ishte në kulmet e xhelozisë, shkoi menjëherë tek i ati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi historinë. Në këtë kohë, Mukhtari thirret nga Stambolli për të shtypur Pashain e Adrianopojës në Turqi.
Aliu që u informua nga nusja e të birit, Pashoja, për herezitë e të shoqit me putanat greke, kreu një hetim dhe i gjeti të gjitha prostitutat me të cilat i biri shkonte, i mori, i lidhi dhe i mbyti në liqenin e Janinës, për shkak të pabesive bashkëshortore dhe prostitucionit që kryenin, çka, sipas Aliut, dhe ligjeve të kohës ishte krim i madh. Thonë se ishin plot 17 vajza të reja e bukuroshe që s’mëkatuan asfare, përveçse iu bindën urdhëresave dhe urisë seksuale si të të atit, ashtu edhe të të birit. Megjithatë, u bënë “kokat e turkut”, oshtima e ulërimës së të cilave u dëgjua gjatë në vë veshët e ishullit.
Nga libri “Luani i Epirit”…
Aliu i vishte “çuprat” e tij mjaft pasur dhe i trajtonte në gjithë madhështinë dhe traditën aziate. Kishte gra profesioniste për t’u mësuar këngë e valle, që dhe ato të kishin mundësinë të kalonin kohën me kënaqësi. Nga bakshishet që u falte, krijonin dhe ato njëfarë kapitali për prikën (pajën) e tyre sepse kur i mërziteshin, kishte ndërmend t’i martonte.
Kur nuk i jipte në të liruarit nga haremi mashkullor, ia ngarkonte në shpinë cilitdo. Dëshmi e një vlerësimi të lartë, shkruan mjeku anglez Holland, quhet kur Aliu nga haremi i tij shkëpuste një nga bukuroshet e haremit dhe ia jipte atij që preferonte t’i bënte këtë privilegj apo nder… Janë të panumërta rastet kur Aliu u imponohej t’u jepte vartësve të tij me zor “çuprat” e tij.
“I kishin shpurë, – shkruan majori anglez Lik, – një fshatare të re. Iu mërzit për pak ditë dhe vendosi ta martonte me një zotni të mirë, Pahumin. Ai u informua herët për “nderin” që donte t’i bënte dhe i shoqëruar nga një i afërt u përpoq të largohej fshehur për në Korfuz. Njerëzit e Tahir Abazit i kapën në bregun ku bënin pazar anijet dhe i kthyen në Janinë që të dy, sepse nuk dinin se cili ishte dhëndëri.
Turturi u fut në mes dhe e shpëtoi Pahumin nga kjo dasmë, duke ia lënë në derë të dytit. Njërën prej çuprave të tij, Katerina Fillu, e simpatizonte shumë Aliu dhe donte t’i jipte një burrë të zot. Thërret hoxhobashin Jorgji Dhuruti nga Kallaritet dhe i imponon ta merrte nuse për të birin, Janin, i cili mungonte në Itali.
Dhe meqenëse njeriu përpiqej t’i shpëtonte këtij ngërçi, i dërgoi bujurdi të shkruar. I riu u detyrua të mbetej për një kohë të gjatë në Itali, deri sa të prishej “banesa e paligjshme” që i shtronte veziri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/