“Kënga e Rexhës…”, dyshime se Rexha nuk u mbyt nga kali

“Kënga e Rexhës…”, dyshime se Rexha nuk u mbyt nga kali

163
0
Shares

Kënga e Rexhës, ndër më të njohurat dhe më të kënduarat për rreth 100 vjet në Kosovë dhe veri të Shqipërisë, mund të ketë një histori të fshehur brenda saj.

Dhe kjo pikërisht me faktin se nëse Rexha u mbyt në grazhdin e kalit pasi u qëllua prej kujave, apo Rexha u vra nga një pjesëtar i familjes.

Një nga kërkuesit e folklorit në Kosovë, Dermir Krasniqi hedh dyshime mbi vërtetësinë e historisë së këngës në një tekst të botuar tek shqiptarja.com.

Ai thotë se nuk ka një vdekje të Rexhës nga kuajt ditën e dasmës së tij por një vrasje të Rexhës.

Sipas ngjarja ka ndodhur disa vite para se të mbahej Lidhja Shqiptare e Prizrenit, më 1878 në fshatin Stubëll , afër Medvegjës , rrethi i Jabllanicës.

Rexha, kur ishte vetëm dy vjeç, i vdes babai dhe ai rritet jetim nën përkujdesjen e nënës, e cila si nuse e re, ngeli mbeti vejë pa u martuar.

Sipas traditave dhe zakoneve , nëna e Rexhës, me qëllim që ta ruajë djalin që të mos mbetet jetim pa baba dhe pa nënë, kishte pranuar që të martohej me kunatin e saj, përkatësisht mixhën e Rexhës.

Mixha i Rexhës ishte kujdesur për ta rritur nipin e vet ,Rexhën deri sa u bë për martesë. Pastaj edhe e fejoi dhe vendosi që ta martojë Rexhën me dasmë dhe krushqi , sipas zakoneve dhe traditave tona.

Ditën e dasmës së martesës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hypur në kokë një mërzi e madhe, për shkak se pas dasmës pasuria do të ndahej përgjysëm.

Pikërisht për këtë ai vendosi që ta vriste në ditën e dasmës së tij.

Për këtë qëllim, e mashtroi Rexhën dhe e çoi tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’iu dhënë ushqim kuajve dhe atje e vrau tinzisht në grazhd të kalit.

Pas këtij akti barbar, mixha i Rexhës kthehet vrap tek dasmorët ku ishin duke bërë aheng në odë dhe iu tregoi historinë e trilluar:

“Kuku bre, çka u ba ! Shkoi Rexha me iu qitë kuajve ushqim dhe njani prej tyne ka qitë shkelma , ku e ka lanë të dekur në vend, në grazhd të kalit Rexhën.”

Dasmorëve të pranishëm , asnjërit nuk do t’i kishte shkuar mendja se këtë krim kaq mizor, do ta kishte bërë pikërisht xhaxhai i Rexhës.

Për të vërtetën tragjike të këtij rasti, ka treguar nëna e Rexhës shumë vonë, pasi burri i dytë, mixha i Rexhës, kishte vdekur. Ajo ka thëën se vrasësi i vërtetë i Rexhës kishte qënë mixha i vet, e jo kali.

Këtë këngë , ndër të parët e shpërngulur pikërisht nga fshati Stubëll i Medvegjës, e kishte sjellë në Gjakovë, familja e këngëtarit tonë të madh Qamili i Vogël ,Muhaxhiri , i cili është edhe këngëtari i parë që e këndoi këtë këngë në Radio Prishtina.

Kjo këngë është përhapur shumë shpejt nëpër të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare , ku e kanë kënduar dhe e këndojnë edhe në ditët e sotme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY