Flet pas lirimit mësuesi: Ja dy gratë e fshatit që trilluan dhunën...

Flet pas lirimit mësuesi: Ja dy gratë e fshatit që trilluan dhunën ndaj nxënësve

114
0
Shares

Pas lirimit nga qelia dhe vendimit për gjykim në “arrest shtëpie”, mësuesi Agim Muça, që ka 43 vjet në këtë profesion, theksoi se shumë shpejt kjo çështje do të zbardhet dhe ai do të mund të kthehet sërish në shkollë.
“Nxënësit që kanë dalë në disa televizione nuk janë nxënësit e Orzhanovës, nuk i mësoj unë. Gjithë ky trillim është krijuar nga dy gra të fshatit, motra me njëra-tjetrën. Ato kanë dy vajza në shkollën e Orzhanovës. Nuk mësojnë, nuk mbajnë libra dhe nuk frekuentojnë shkollën. Këtë ua kam thënë prindërve dhe atyre me sa kuptoj u ka mbetur hatri”, thotë ai për “Panorama”.
Duke mbështetur deklaratën e djemve të tij ai sqaron se gjithçka ishte inskenim për ta hequr nga puna.
“Gjithçka që ndodhi ishte një inskenim dhe përpjekje për të më larguar nga puna, me qëllim që vendin tim ta zërë dikush tjetër. Gjithsesi e theksova dhe më lart që e vërteta do të zbardhjet dhe unë do të bëj të gjitha përpjekjet për t’u rikthyer në vendin ku unë punoj prej më shumë se katër dekadash”, thotë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY