“Rikthehet pazari i Pogradecit”…, këtë herë në bashkinë e Tiranës. Tregjet e reja të zarzavateve, të pretenduara se po hapen nga kryebashkiaku Erion Veliaj, po pasohen edhe me hapjen e “tregut të qokave”, e thënë ndryshe “tregu i punësimeve” në këtë bashki. Këtë herë përfituese nuk është nënë Zylja apo nënë Xhevrija, por Diana Mile, ish-kandidatja humbëse e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” (saktësisht e LSI-së), në bashkinë e Pogradecit. Pikërisht, si nënë Zylja apo nënë Xhevrija, e cila përfitoi si “bonus” një vend shitje në tregun e zarzavateve të njësisë administrative nr. 3 të Tiranës, edhe Diana Mile përfitoi një “vend drejtoreshe” si “bonus” në bashkinë e Tiranës.
Zyrtarisht Diana Mile është emëruar Drejtoreshë e Mjedisit në bashkinë e kryeqytetit, ku në fokus do të ketë projektet për gjelbërimin dhe mjedisin.
“Pazari i Pogradecit”, i cili sipas Luan Ramës ia kaloi “pazarit të Rosokovecit”, u bë objekt debatesh dhe polemikash për shkaqet e humbjes së saj Diana Miles, në garën për bashkinë e Pogardecit në qershor 2015. Pas kësaj humbje, LSI-ja akuzoi socialistët se nuk e mbështetën për fitoren e kësaj bashkie. Duket, “pazari i Pogradecit” nuk shtë mbyllur dhe Diana Mile bëhet pjesë e koalicionit në qeverisjen vendore në bashkinë më të madhe të vendit.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
LSI sulm indirekt ndaj PS. Luan Rama: Pazari në bashkinë e Pogradecit, ia kaloi atij të Rroskovecit
/web/LSI_sulm_indirekt_ndaj_PS_Luan_Rama_Pazari_ne_bashkine_e_Pogradecit_ia_kaloi_atij_te_Rroskovecit_3885_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/