Festohet në Elbasan, qyteti i ballokumeve mirpret mijëra qytetarë për Ditën...

Festohet në Elbasan, qyteti i ballokumeve mirpret mijëra qytetarë për Ditën e Verës

84
0
Shares

Që në orët e para të mëngjesit qyteti i Elbasanit është pushtuar nga mijëra njerëz nga e gjithë shqipëria. Dita e Verës, aty ku kjo festë është traditë i ka mbledhur të gjithë në Elbasan dhe që në orët e para të ditës ka sjellë një atmosferë festive. Festat në këtë qytet kanë filluar disa ditë përpara, ka vazhduar me festivalin e këngës popullore me panairin e ditës së verës dhe shumë gjëra të tjera.

Festimi është tradicional. Një gjë është për tu shënuar, kanë qenë mijëra qytetarë që kanë ndjekur festivalin mbrëmjen e djeshme. Një ditë që kërkon më shumë respekt për njëri tjetrin më shumë punë, më shumë shëndet.

Mbrëmë ka qenë nata e verës, e cila festohet në familje, sot është dreka e verës, e cila bëhet në pikniqe, në lokale, dhe kudo. Elbasani është mikëpritës. Kjo festë do të zgjasë gjithë ditën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY