AXHENTA/ Basha niset për vizitë drejt SHBA

AXHENTA/ Basha niset për vizitë drejt SHBA

58
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur sot për një vizitë në SHBA. Basha do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës dhe politikës amerikane. Ai shoqërohet nga një delegacion që ka në përbërje deputetët Gent Strazimiri, Jorida Tabaku dhe Eduart Selami si dhe kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në SHBA përkon me 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës si zbatimi i reformës së Dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi do të jenë në qendër të axhendës së kreut të opozitës në SHBA.
Por po kështu pritet që gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë të diskutohet edhe për qëndrimet e Partisë Demokratike për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe për programin dhe alternativën qeverisëse të demokratëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY