Beograd, gjenden dy raketa me eksploziv në avionin me pasagjerë, destinacioni SHBA

Beograd, gjenden dy raketa me eksploziv në avionin me pasagjerë, destinacioni SHBA

58
0
Shares

Foto Ilustruese

Serbia gjen dy raketa me eksploziv në avionin me pasagjerë, destinacioni përfundimtar ishte SHBA
Autoritetet serbe po hetojnë të dhëna mbi një ngarkesë që do të shkonte drejt SHBA-së me dy raketa me mbushje me eksploziv e cila u gjet në një avion me pasagjerë nga Libani drejt Serbisë.
Televizioni N1 thotë se ngarkesa u zbulua nga qentë antidrogë të shtunën pasi një avion i “Air Serbia” i nisur nga aeroporti i Bejrutit zbriti në aeroportin e Beogradit.
Mediat serbe thonë se sipas dokumenteve destinacioni final për raketat AGM-114 Hellfire ishte Portland, Oregon. Predhat amerikane mund të lëshohen nga ajri, deti apo toka.
N1 raportoi të dielën se “Air Serbia” po ndihmon në hetime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY