Fiton çmimin prej 1 milionë dollarësh, si mësuesja më e mirë në...

Fiton çmimin prej 1 milionë dollarësh, si mësuesja më e mirë në botë

66
0
Shares

Mësuesja palestineze, Hanan Al Hroub për shkak të mënyrës së saj të mësimit ka fituar çmimin e mësuesit më të mirë në botë, prej 1 milionë dollarësh.

Hanan Al Hroub u rrit në një kamp refugjatësh palestinez dhe tani punon si mësuese,raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Ajo është e specializuar për mbështetjen e fëmijëve të cilët kanë qenë të traumatizuar nga dhuna.

Fituesi u njoftua në një ceremoni çmimesh që është mbajtur në Dubai, dhe u përcoll me një video-mesazh të urimit dërguar nga princi William.

Themelues i këtij çmimi është Fondacioni Varkey me seli në Britani dhe në zgjedhje hynë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e shkollave publike dhe private në botë, nga kopshti deri në shkollë të mesme.

Çmimi për mësuesin më të mirë ndahet çdo vit për edukatorët të cilët japin kontribut të madh në profesion

Papa Francis gjithashtu ka dërguar një mesazh duke thënë se mësuesit ishin “ndërtuesit e paqes dhe unitetit”.

Hanan Al Hroub pas morri çminin tha se do të shpenzojë paratë e çmimit në përkrahjen e studentëve të saj.

Pjesëmarrës në Çmimet Globale të mësimdhënësve ishin mësuesit nga India, Kenia, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY