Rama anulon pjesëmarrjen në festimet e Bashkisë, ja si përgjigjjet Veliaj

Rama anulon pjesëmarrjen në festimet e Bashkisë, ja si përgjigjjet Veliaj

57
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm sot në festimet e organizuara nga bashkia e Tiranës me rastin e Ditës së Verës.

Mëngjesin e sotëm, zyra e shtypit në kryeministri njoftoi se Rama së bashku me Veliaj do të ishin së bashku në orën 10:00 në aktivitetet e organizuara nga bashkia. Por në orën 09:50, zyra për shtyp e kryeministrisë shpërndau përsëri një njoftim të dytë duke thënë se kryeministri nuk do të ishte i pranishëm.

Gjatë një prononcimi për mediat kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që morri pjese edhe ne aktivitet e organizuar per kete dite neTiranë i pyetur në lidhje me anulimin e pjesëmarrjes së kryeministrit u shpreh se Rama ka ardhur vonë nga një udhëtim jashtë vendit dhe i duhej të shplodhej. “Shpresoj që edhe kryeministri të gjej disa momente për tu shpëlodhur, pasi do ti duhet të merret me shumë punë të qeverisë,ai ka ardhur dje vonë nga një udhëtim”, është shprehur Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY