Një tjetër shpërthim eksplozivi, ka qenë ngjarja e radhës, që ka tronditur Tiranën.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, të mëngjesit të sotëm. Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, në lokalin e shtetasit A. A., të cilin e ka marrë me qira shtetasi J. S.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet për lëndë eksplozive.
Shërbimet policore dhe grupi hetimor që shkoi në vendin e ngjarjes, kreu veprimet hetimore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/