Me urdhër të Edi Ramës, po mblidhen vota për të nxjerrë një kandidat të pavarur për të zhvilluar zgjedhjet për bashkinë e Kavajës.
Denoncimin ebën ish-kryeministri Sali Berisha i cili i referohet “qytetarit dixhital”
Për Bashkinë e Kavajës, Klodian Shehi është zyrtarizuar si kandidat i PS-së, ndërsa opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.
Nga ana tjetër, PD ka paralajmëruar se opozita do të zhvillojë një protestë në Kavajë ditën e zgjedhjeve.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Zgjedhjet ne Banditistan!
Kryebanditi Rama urdheron nxjerrjen per fasade ne Kavaj te nje kandidati te “pavarur”!
Qytetari dixhital informon
Klani Rroshi – Daja me porosi te Edvinit po mbledhin firmat per nje
– kandidat fasade e te pavarur.
Me moton “pushtetin ose burgun”, Rama eshte i afte te beje çdo gje! sb
“Urgjente. Doktor jam… nga Kavaja.Kemi folur bashke edhe ne messenger fcb.Me urdher te Edi Rames Klani Rroshi &Daja po mbledhin firmat e te gjithe te punesuarve ne administraten e kavajes per te nxjerr nje kandidat te pavarur me qellimin e vetem per te vene nje kundershtar fasade qe te probagandojne si zgjedhje te lira”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/