DETAJE/ Durrës, zbardhet motivi, ja për sa lekë u vra 58-vjeçari

DETAJE/ Durrës, zbardhet motivi, ja për sa lekë u vra 58-vjeçari

56
0
Shares

Agim Arapi u qëllua me sende të forta nga tre persona mbrëmjen e së martës në Durrës, duke humbur jetën. Policia vuri në pranga tre autorët e dyshuar, Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, të dy vëllezër, dhe Jurgen Kurtin i cili është dhëndri i Kostandinit.
Vëllezërit Ekonomi kanë një piceri dhe kishin nënshkruar një marrëveshje me Arapin që tubat e ajrimit të picerisë të kalonin në pronën e viktimës, një dyqan ushqimor. Për këtë 58-vjeçari do të paguhej 13 mijë lekë të reja në muaj. Ky detyrim nuk është shlyer muajt e fundit dhe mes palëve ka nisur një konflikt. Fillimisht  verbal, por që degjeneroi në konflikt fizik, me sende të forta e të ftohta.
Trupi i Agim Arapit është dërguar në morgun e spitalit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY