Një grua e akuzuar për ushtrim prostitucioni dhe trafik droge iu dorëzua dje Drejtësisë shqiptare nga autoritetet italiane.
Sipas mediave të vendit fqinj, dje Policia italiane ka shoqëruar deri në Aeroportin e Rinasit shtetasen Eva Preka, 34 vjeçe, të njohur nga punonjëset e seksit si “Princesha Eva”. Në trafikun e kokainës ajo ka një tjetër nofkë, që sipas mediave italiane është “Zonja e Bardhë”. Shtetasja shqiptare është dënuar me tri vite e katër muaj burg për akuzat e ngritura ndaj saj në Itali. “Princesha Eva” u arrestua nga Policia e Sanremos në flagrancë me afro 1 kg kokainë të pastër. Arrestimi ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës që drejtohej nga partneri i saj.
Emri i shqiptares, është tepër i njohur në botën e prostitucionit dhe drogës. Eva Preka 32 vjeç, ishte dënuar nga gjykata në Sanremo me tre vjet burg, pasi në 2011 në apartamentin e saj ishin gjetur plot 400 kilogramë heroinë të pastër, që ishte marrë nga Holanda dhe që synohej që të shpërndahej në Itali.
Më pas ajo ishte arratisur nga “arresti shtëpiak”, dhe ishte shpallur në kërkimnga autoritetet italiane. Eva akuzohet edhe për shfrytëzimin e disa të rejave nga Rumania për prostitucion. Më pas shtetasja shqiptare ra në pranga në nëntor të vitit 2014, në Milano së bashku me të u arrestua edhe partneri i saj, zyrtarisht banor në Hollandë, por që në fakt ushtronte aktivitete ilegale në Sanremo.
Duke përdorur emër të rremë, “Princesha Eva” kishte zgjeruar aktivitetin e saj në Milano dhe Romë, duke shoqëruar klientë të pasur në restorantet dhe hotelet më të mira. E gjitha kjo ishte një industri kriminale fitimprurëse për 34-vjeçaren shqiptare, e cila kishte organizuar dhe një spektakël mode në Milano, duke bërë dhe selfie me njerëz të njohur si Lele Mora dhe i postonte ato në rrjetet sociale. Ishin pikërisht këto foto, që i çuan hetuesit në gjurmët e aktivitetit të saj dhe që sollën më pas arrestimin e shqiptares.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/