Foto ilustruese
Një efektivi të Komisariatit nr.3 të Tiranës i është vendosur eksploziv në makinë. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të natës në zonën e Bathores, në kryeqytet, në afërsi të banesës së tij. Bëhet fjalë për policinë Dilaver Shtrezi, 53 vjeç.
Rreth orës 02:00 pas mesnate, në zonën e Bathores së Kamzës, është vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Audi” të efektivit Shtrezi.
Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij në momentin që ka ndodhur shpërthimi, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Ndërsa mësohet se makina është dëmtuar plotësisht si pasojë e shpërthimit të tritolit. Sipas të dhënave paraprake lënda plasëse rreth 200 gram tritol është hedhur nga jashtë avllisë së shtëpisë, duke rënë mbi kofanon e automjetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/