Kokëdhima dyshon për komplot, llogari Ruçit për mandatin

Kokëdhima dyshon për komplot, llogari Ruçit për mandatin

41
0
Shares

Koco Kokëdhima dyshon fort se brenda PS ka një komplot kundër tij lidhur me mandatin e deputetit që tashmë edhe me votën e socialistëve është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se që në fillim të mbledhjes së sotme të grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Kokëdhima i ka kërkuar llogari kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci për dërgimin e mandatit të tij në gjykatë.

Mësohet se brenda grupit ka pasur debat por sic sqaroi pas mbledhjes vetë deputeti Kokëdhima ai tashmë është i qartë për vendimin e Parlamentit.

“E kërkova një sqarim të tillë lidhur me mandatin tim. Pata një përgjigje nga zoti Ruci i cili tha se kjo është një cështje që hyn automatikisht në seancë prandaj nuk ka qenë e mundur që të bëheshin sqarime të mëtejshme. Për muaj është e mjaftueshme”, tha Kokëdhima për gazetarët.

Deputeti Koco Kokëdhima akuzohet nga opozita për përfitime nga paartë publike gjatë kohës që ai mban mandatin e deputetit.

Por Kokëdhima pretendon se akuza e opozitës është politike. “Unë s’kam bërë asnjë shkelje ligji. I gjithë sulmi është politik. Unë akuzohem sepse një nga kompani të mia ka marrë pjesë në gara për shitjen e shërbimeve të internetit. Lista e kontratave që ka paraqitur Partia Demokratike është një listë që ju duhet ta shihni. Tenderi i fundit është më 29 korrik 2019, ndërkohë që unë jam bërë deputet më 2 gusht 2013. Tenderi i fundit është i 29 korrikut. Më 31 korrik jemi shpallur fitues, më 2 gusht ka lidhur kontratë kompania dhe kjo është kontrata e fundit. Gjithmonë përpara se unë të shpallem deputet” tha mbrëmë në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Ora News.

Kokëdhima thotë se nuk ka marrë asnjë tender pas datës 1 gusht të vitit 2013 kur është shpallur lista e deputetëve nga KQZ por në fakt kontrata që kanë qenë të nënshkruara më parë kanë vijuar të furnizojmë me para publike kompaninë e drejtuar nga Kokëdhima, Abisnet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY