Policia nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur disa minuta më parë që në zonën e Bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 14 Marsit ka ndodhur një sherr midis dy femrave. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në një lokal në rrugën “Nikolla Tupe”, ku pas një konflikti për motive të dobëta midis dy të rejave ka degraduar deri në përplasje fizike. Nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë janë është bërë të ditur emrat e tyre.
Bëhet fjalë për Françeska Jaçen, ish-konkurentja e Big Brother, e cila është shpallur në kërkim nga policia pas një sherri që ka pasur me Katerina Beqon.
Pa sherrit, ish-banorja e Big Brother është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.
“Shtetësja K. B., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, është goditur me grusht në fytyrë dhe kokë nga shtetasja F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është shpallur në kërkim e punohet për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/