5 kg heroinë janë kapur në kufi, në tentativë për tu trafikuar në Greqi. Në pranga ka rënë transportuesi i drogësAgron Allkaj 56 vjeç nga Fieri.
Droga u gjet në automjetin tip Benz me targa AA 848 AL në Kakavijë. Automjeti drejtohej nga shtetasi :Agron Allkaj, 56 vjeç, banues Fier. Pakot e dyshimta të mbështjella me natriban ishin të fshehura në brendësi të mbështetëseve të sediljeve të shoferit dhe të pasagjerit.
“Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, i’u gjetën të fshehura pas sediljeve të shoferit dhe pasagjerit 14 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave dyshohet të kenë lëndë narkotike e llojit Heroinë, në peshën totale rreth 5 kg”, bën të ditur policia.
Së bashku me drejtuesin e automjetit udhëtonin dhe 2 shtetas të tjerë të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për verifikim nëse kanë ose jo lidhje me këtë trafikim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/