FLET PREZANTUESJA E TV/ Një femër kërcënon me jetë Rudina Magjistarin

FLET PREZANTUESJA E TV/ Një femër kërcënon me jetë Rudina Magjistarin

77
0
Shares

Prezantuesja e TV, Rudina magjistari, është kërcënuar me jetë. Kërcënuesja ka qenë një femër 37-vjeçare e cila po hetohet në gjendje të lirë.
Sipas të dhënave të policisë së Tiranës, mësohet se hetimi ka nisur nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të moderatores.
Femra që kanoste me jetë prezantuesen është një 37-vjeçare nga Durrësi, identifikuar si Viola Salaj.
Ky person që prej muajit tetor 2015 dhe deri në ditët e sotme i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe fyese në “Facebook” moderatores televizive.

Lidhur me këtë ngjarje, Rudina Magjistari rrëfen për “Panorama Online” kërcënimet 2 vjeçare që i kanë ardhur në adresën e saj në “Facebook” nga një femër.
Ajo thotë se një e çmendur e ka kërcënuar dhe e ka fyer, fillimisht në inbox-in e saj personal dhe më pas në pjesën ku mesazhet janë publike (wall).


Policia ka bërë të ditur se një prezantuese televizive me inicialet R. M., ka marrë kërcënime për jetën në faqen e saj në “Facebook”. Bëhet fjalë për ju?
Po bëhet fjalë për mua. Unë e kam toleruar shumë. Ka shumë kohë që shkruan dhe më bezdis me komentet e saj.


Çfarë iu ka shkruar?
Pak rëndësi ka çfarë më ka shkruar. Mund të them se më ka shkruar shumë komente që për mua janë bezdisëse.


Kjo është fansja juaj? Si e ka emrin?
Ajo është fansja ime në fan page Rudina Magjistari. Emrin nuk ia di. E ndërron shpesh profilin. Është i njëjti person që shkruan. Unë sa herë i bëj block, ajo hap profil të ri dhe shkruan. U kalua çdo lloj limiti dhe erdhi një moment që u detyrova të shkoj në polici dhe ti japin ata drejtim çështjes. Unë nuk vazhdoj më kështu. Besoj se është një njeri me fiksime, me siguri e tillë sepse nuk ka asnjë arsye, as nuk e njoh, as nuk më njeh.


Ka kohë që e keni bërë kallëzimin ju?
Jo tani, ka pak kohë.


Kërcënuesja ishte femër?
Po dukej që ishte femër. Ka dy vjet afërsisht që e bën këtë punë. Por unë tani e kam bërë denoncimin pasi kaloi çdo lloj limiti. Në komentet e saj, të cilat deri vonë kanë qenë në inbox, tani u kalua në ëall (në mur). Në komentet e saj duket se ka një humbje logjike. Aty përmend shumë persona aty dhe humbet realitetin. Komentet kanë qenë fyese dhe kërcënuese. Kush e lexon e kupton që e ka humbur realitetin.

 


Njoftimi i plotë i policisë

“Më datë 15. 03. 2016 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë Vjola Sala, 1979, banuese në Durrës, sepse dyshohet se që prej muajit tetor 2015 dhe në vazhdim ka dërguar mesazhe në profilin në rrjetin “Facebook”, me përmbajtje fyese kërcënuese, ndaj shtetases me inicialet R. M., banuese në Tiranë, moderatore televizive dhe për persona të tjerë publik. Nenet 84, 121/a, 119 dhe 120 të K. P.”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY