Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PËRBËRJA/ Adriatik Llalla krijon strukturën e zbatimit të ligjit “Për dekriminalizimin”

16/03/2016
PËRBËRJA/ Adriatik Llalla krijon strukturën e zbatimit të ligjit “Për dekriminalizimin”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme krijon strukturën për zbatimin e ligjit “Për dekriminalizimin”.
Burime zyrtare nga organi qendror i akuzës, bëjnë të ditur se, “Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka firmosur Urdhrin për krijimin e strukturës së posaçme për verifikimin e integritetit të zyrtarëve publikë, në zbatim të ligjit të njohur ndryshe edhe si ligji ‘Për dekriminalizimin…’”.
Të njëjta burime saktësojnë se “Ligji ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’ dhe Kreu VII i Vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 17 datë 04. 03. 2016 ‘Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015…, përcakton organin e Prokurorisë si institucioni përgjegjës për verifikimin e integritetit të zyrtarëve në të gjithë administratën publike”.
Bazuar në këto akte ligjore, mësohet se Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi krijimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, i cili do të përbëhet nga 2 prokurorë, 3 oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist i Teknologjisë së Informacionit.
Në Urdhrin e Prokurorit të Përgjithshëm përcaktohen edhe detyrimet e punonjësve që do të jenë pjesë e Sektorit të Verifikimit. Sipas këtij akti, të dhënat dhe informacionet e grumbulluara në këtë proces trajtohen në përputhje me ligjin nr. 138/2015, me Vendimin e Kuvendit nr. 17 datë 04.03.2016, si edhe me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Po ashtu, çdo person që hyn, transmeton, përdor ose përpunon të dhënat e sistemit elektronik në kundërshtim me rregullat teknike dhe legjislacionin në fuqi, ngarkohet sipas rastit me përgjegjësi administrative ose penale.

Urdhri parashikon

– Krijimin e strukturës së posaçme për verifikimin e integritetit të zyrtarëve publikë, në zbatim të ligjit të njohur ndryshe edhe si ligji “Për dekriminalizimin…”.
– Krijimin e regjistrit për regjistrimin e kërkesave për verifikim dhe krijimin e regjistrit për regjistrimin e formularëve të vetë-deklarimit; si edhe,  
– Krijimin e një sistemi elektronik për regjistrimin, ruajtjen dhe dokumentimin e kërkesave për verifikim, të dhënave, akteve apo fakteve të administruara, rezultatet e verifikimit dhe  të dhënave të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.