ILIR SECI/ Roli më i dobët i karrierës së Bruno Shllakut

ILIR SECI/ Roli më i dobët i karrierës së Bruno Shllakut

88
0
Shares

…Po lexoj sot qe vemendjen e shume organeve te shtypit e paska marre lajmi se aktori Bruno Shllaku qenka anetaresuar ne Partise Socialiste… Personalisht e vleresoj shume si aktor e me ka pelqyer gjithehere dhe mendoj se e mira do ishte qe Bruno Shllaku te lakohej ne medie per ndonje arritje te tij si aktor aq i talentuar qe eshte…Por Bruno paska vendosur te na befasoje ne tjeter forme – duket sikur aktori na thote:
-“Une mund te luaj role shume te mira… por po mu tek mua mund te luaj edhe role shume te dobeta!”… Dhe ky “show” me anetaresimin ne parti eshte roli me i dobet qe ka luajtur deri me sot!
Bruno Shllaku apo kushdo tjeter mund te anetaresohet ne cilendo parti qe ja do zogu i qejfit, asnje problem nuk ka… Ne nje shoqeri te lire bindjet jane zgjedhje personale, anetaresimi ne partira po ashtu… Krejt ne rregull Bruno zgjedh PS-ne, nuk po e gjykon kush pse! Dhe e gjithe kjo do shkonte pa asnje verejtje sikur vete Bruno te mos ngrinte disa “Pse-je” me deklarimet e veta…
…Pseja e pare:
-“Hyra ne PS sepse me ’81 me mbrojti Sul Bushati” dhe ngaqe “PD-ja me ka persekutuar”…
Keqardhje zotni Bruno Shllaku… Ne vitin 1981 shoku Sulo Bushati mund tu kete ndihmuar ju qe te futeni ne Teatrin “Migjeni” por mos harro se bota nuk sillej dhe nuk sillet vetem rreth jush i nderuar! Dakord ka qene padrejtesi e madhe lenia jashte skenave te teatrit dhe filmit e sa e sa talenteve te Shkodres e mbare Shqiperise por ma do mendja se ka qene edhe me e padrejte marrja e sa e sa jeteve te pafajshme si ua mori Partia e Punes se Shqiperise drejtues madhor i te ciles ka qene shoku Sulejman Bushati! Mes tyre edhe At Gjon Shllakun zotni Bruno… Apo duhet te kufizohemi ne ate siperfaqen e vogel te egoizmit ballkanik qe quhet “b… jeme”?!…Zotni Bruno pikerisht ne ate vit qe ju paska mbrojtur juve shoku Sulo po ne ate ne ate vit jane bere sa e sa te keqija dhe jane sjelle me nderhyrjen e vete shokut Sule aktore dhe regjisore nga rrethe tjera thjesht ishin miq te familjes se tij! Dhe ju e dini shume mire se cilet jane ata…
…Pseja e dyte:
Zotni Bruno ju thoni qe ju ka ndihmuar sekretari i pare i PPSH-se Sul Bushati dhe e theksoni se eshte “babai i Ditmir Bushatit” ministrit te sotem ne PS… Po sa te tjere jane qe nuk ka ndihmuar shoku Sulo dhe si e provuat juve e paska pasur te lehete ta beje!? Pra ju nje nder personal qe ua ka bere Partia e Punes permes shokut Sulo ne kohen e diktatures ja faturoni Partise Socialiste sot?! … Atehere ashtu si ja faturoni nderet pse nuk ja faturoni Partise se Ditmirit edhe krimet qe ka kryer PPSH-ja,zotni Shllaku?! Partia Socialiste te pakten sa per sy e faqe ka vite qe thote se eshte krijuar ne qershor te vitit 1991 dhe ngulmon se nuk ka lidhje me PPSH-ne?! Ju provoni te kunderten z.Shllaku sepse duke ja faturuar PS-se nje nder qe u eshte bere juve ne kohen e diktatures logjikisht e akuzoni edhe per veprat kriminale qe jane kryer ne ate kohe!… Kjo eshte shkarje nga “Vija e Partise” zotni Bruno ose eshte roli me dobet i karrieres tuaj…
Zgjidhni e merrni!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY