FOTO/ Grabitësi i taksistit, efektiv policie i FNSH-së

FOTO/ Grabitësi i taksistit, efektiv policie i FNSH-së

104
0
Shares

Eduard Budini, 30-vjeç nga Këlcyra, i dyshuari si grabitësi me armë i taksistit në Tiranë, është punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në repartin e Dragotit.
eduart budiniE gjithë ngjarja është regjistruar nga kamera e sigurisë që ndodhej brenda në taksi.
eduart budini1Ajo ka ndodhur në orën 11.39 minuta të datës 9 nëntor të vitit 2015 në zonën e Yzberishtit, në rrugën “Tre Dëshmorët”.
eduart budini2Në një moment, pasagjeri, i kërkon shoferit të taksisë edhe unazë, të cilin ai refuzon t’ia jap. Edhe pse nën kërcënimin e pistoletës ai rrezikon dhe e drejton makinën drejt një grupi njerëzish.
eduart budini3I frikësuar se mund të kapej, grabitësi tërhiqet. E fut pistoletën në brez dhe largohet nga taksia.
eduart budini4Policia kishte vendosur një shpërblim prej 200 mijë lekësh për personat që do të ndihmonin në identifikimin e tij.

Biseda e plotë e grabitësit me taksistin



foto grabitesi 2Taksisti:
Nga duhet? Nga do ecësh?
Grabitësi: Këtu, këtu majtas… Mos bëj asnjë lëvizje! Mos bëj asnjë lëvizje! Më dëgjon ça të them?
Taksisti: Si është puna?
Grabitësi: Mos bëj asnjë lëvizje! Vetëm më dëgjo!
Taksisti: Çfarë më do, më thuaj?
Grabitësi: Vetëm më dëgjo, shpejt lekët që ke!
Taksisti: Të jap këto lekët që kam në xhep!
Grabitësi: Shpejt të lutem, mos bëj asnjë lëvizje, se unë s’kam, me u fut në sherr… Ore, mos bëj lëvizje ore! Mos ik ore! Se të pres këtu, mos ik!
Taksisti: Këto kam të gjitha! (i jep lekët)
Grabitësi: Mirë, po mos më lëviz, mos më ik ore!
Taksisti: Këto kam të gjitha, urdhëro!
Grabitësi: Ore, dakord ore. M’i jep në dorë, këtu, e sheh ku e kam dorën?
Grabitësi: Hiqe unazën!
Taksisti: Jo, unazën s’ta jap unë! Mos kërko më tepër së nuk e heq dot unazën!
Grabitësi: Dëgjon ça po të them unë?
Taksisti: Mos kërko më tepër o burrë, mjaftohu me këto lekë, se ika unë të njoftoj njerëzit! Merri lekët se u thashë këtyre!
Taksisti: Njoftoni policinë, njoftoni policinë. Na lekët, zbrit! Njoftoni policinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY